
Së fundmi duke u bazuar në skandalet e fundit ku shumë figura të njohura në Hollywood janë akuzuar për ngacmim seksual, ka reaguar dhe një aktore e njohur franceze e cila është shprehur se meshkujt duhet të jenë të lirë të ngacmojnë femrat.
Ajo është Catherine Deneuve një prej 100 femrave franceze të cilat shkruan një letër në lidhje me punitarizmin, frymëzuar nga skandalet e fundit seksuale që u bën publike në Hollywood.
Në letrat e shkruar nga disa nga gratë me profesione të ndryshme në Francë ndër të tjera thuhet:
“ Meshkujt janë dënuar së fundmi, duke u detyruar të braktisin punët e tyre kur e vetmja gjë që janë përpjekur të bëjnë është të prekin dikë nga gjunjët, apo ti vjedhin një puthje”
“Përdhunimi është krim, por të përpiqesh të joshësh dikë, edhe vazhdimisht apo me këmbëngulje, nuk është” – shkruajnë ato.
Sipas tyre ato nuk po përpiqen të hedhin poshtë që shumë meshkuj abuzojnë me pushtetin e tyre, por janë shprehur se akuzat e fundit janë shumë të tepërta dhe kanë ndikuar që shumë nga ata të humbasin gjithçka nga jeta, duke filluar që nga puna e deri tek respekti i familjes së tyre.