
Një nga telenovelat më të ndjekura dikur në Shqipëri, ka qenë seriali spanjoll ‘Kur ti të jesh e imja’, që në fakt më shumë njihet me emrin e personazhit kryesor Paloma. Paloma u luajt nga aktorja e njohur, Silvia Navarro, e cila në atë kohë fal kësaj telenovele u bë shumë e njohur në të gjithë botën.
Ajo njihesh për talentin e saj në aktrim por edhe për bukurin e saj që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Sot pas kaq vitesh ajo ka krijuar familjen e saj me Gerardo Casanova, nënkryetarin e Disney dhe ‘ESPN Media Network’, me të cilin ka edhe një djalë.
Ata kanë më shumë se 5 vite bashkë, por asnjëherë nuk e kanë dashur të tregojnë diçka më shumë për marrëdhënien e tyre dhe përherë nëpër intervista e kanë cilësuar njëri tjetrin si ‘i dashuri’ dhe ‘e dashura’, edhe pse janë prindër të një djali.
Ndërkohë djali i tyre nga fotot e postuara nga çifti duket se ka marrë bukurin e mamasë së tij, e cila është shpallur dhe një ndër gratë më të bukura në Spanjë.
Burimi: Shije.al