Nga Bota / E Enjte 11 Janar 2018, 19:07

‘Djali i akullt’ 8-vjeçari që sfidon temperaturat -9C, për të shkuar në shkollë

Historia e një djali 8-vjeçar është bërë virale në internet për shkak se ai sfidoi të ftohtin dhe temperaturat nën minus për të shkruar në shkollë.

Djaloshi nga Kina kishte ecur plot 4.5 kilometra nga fshati i tij, deri në shkollë pavarësisht se temperaturat shënonin -9 gradë celsius.

Fotografit e tij ku ai shfaqësh me duar të ngrira dhe flokë të mbuluar nga dëbora, janë shpërndarë aq shumë në internet sa që djalin tani kanë filluar ta quajnë ‘Djali i akullt’, dhe të shumtë ishin ata që u habitën nga mënyra se si vogëlushi arriti ti mbijetonte temperaturave ekstreme.

“Shtëpinë e ka të bërë me baltë dhe tulla. Sado i varfër dhe në kushte të vështira, ky vogëlush e di se dituria do të jetë shpëtimi i tij.” tha gazetari për website-n e njohur “Pear Video”.

Ndërkohë në video tregohesh edhe jeta e vështirë dhe e varfër e këtyre familjeve që jetojnë në provinca.

“Nuk e keni idenë sa fëmijë të varfër ka këtu. Ky është vetëm një rast.”