
Historia e një vogëlushi që i rezistoi sëmundjes së kancerit vetëm për të parë motrën e tij pasi të lindte ka prekur me mjera njerëz në mbarë botën.
9 vjeçari Bailey Cooper ndërroi jetë ditën e Krishtlindjeve pas sëmundjes së rëndë që vuajte prej kohësh.
Ai i rezistoi sëmundjes së rëndë deri në atë ditë, pasi kishte shumë dëshirë të njihte motrën e vogël që lindi në nëntor dhe emrin ja vendosi vet vogëlushi, e quajti atë Millie.
Ai vuante nga kjo sëmundje për 15 muaj dhe në çdo trajtim të tijin gjithmonë buzëqeshte, pasi nuk donte që prindërit e tij të mërziteshin.
“Nuk e menduam kurrë që do të jetonte kaq gjatë, por ishte kaq i vendosur që donte të takonte të motrën.”- është shprehur nëna e vetë.
Djaloshi para se të ndërronte jetë kishte kërkuar që në funeralin e tij të visheshin të gjithë me kostume superhenojsh dhe ishte shprehur se nuk duhet të qani shumë pasi duhet të kujdeseshin për vëllain dhe motrën e vogël.
“Do qani vetëm 20 minuta dhe kaq! Duhet të kujdeseni për Millie-n dhe Riley-n [vëllai tjetër]” u kishte thënë ai prindërve.”- ishte shprehur vogëlushi para se të vdiste.