Nga Bota / E Shtunë 13 Janar 2018, 15:03

Kujdes! Ja loja e rrezikshme që po përhapet në internet

Pas Balenës Blu një tjetër lojë është bërë virale në internet që po fut në rrezik jetën e adoleshentëve.  Sipas autoriteteve të rinjtë nominonin emrin e njëri tjetër dhe i kërkonin personave që humbasin të hanë detergjentin që shërben për larjen e rrobave.

Mjekët kanë përhapur alarmin dhe janë shprehur të shqetësuar me këtë fenomen që po përhapet shumë shpejt tek adoleshentët në mbarë botën. Ata kanë kërkuar që kjo lojë e rrezikshme të mos provohet. Gjatë kohës që atyre u kërkohet të konsumojnë detergjent ata shpërthejnë qeset me dhëmbë dhe iu mbushet goja me detergjentin që përmban materie kimike helmuese për organizmin.

Videot e kësaj sfide po përhapen shumë në rrjetet sociale, por edhe pse duket shumë qesharake dhe e parrezikshme ekspertët shprehen se mund të ketë pasoja fatale për fëmijët që e luajnë.