Nga Bota / E Shtunë 13 Janar 2018, 16:04

Bebi më i vogël në botë çudit mjekët, askush se mendonte se ai do mbijetonte

Ditën e djeshme ka lindur bebi më i vogël në botë dhe edhe pse të gjithë mendonin se nuk do mbijetonte dot, ai në fakt ja doli dhe tani është shëndosh e mirë pranë prindërve të tij.

Atë e quajtën Manushi dhe pas 5 muajve në spital ja doli që të mbijetonte. Mamaja e saj kishte problem gjatë shtatzënisë dhe vogëlushja lindi 12 javë  para kohe dhe kur lindi peshonte vetëm 400 gram.

Ajo lindi në Indi dhe në momentin që erdhi në jetë nuk merrte frymë, gjë që bëri që të gjithë mjekët të mendonin që nuk mund të mbijetonte dot, por mrekullia ndodhi dhe bebi me ndihmën e aparaturave ja doli.

Organet e bebit më të vockël ishin krejtësisht të pa zhvilluara, e ndërsa këmba e saj kishte madhësinë e një thoi.

Vogëlushja fillojë që të fitonte peshë me kalimin e kohës dhe pas transfuzionit të gjakut dhe aparaturave të frymëmarrjes, ajo nisi të krijojë imunitet. Ndonëse kostot e mjekimeve ishin të shumta, doktorët janë mrekulluar nga ajo ç’ka kanë parë përgjatë muajve.

 “Kur lindi, ishim të gjithë të pasigurt se çdo të ndodhte me të.”- është shprehur e ëma.