Nga Bota / E Shtunë 13 Janar 2018, 17:05

Makina pa timon dhe pa pedale së shpejti në treg

Mesa duket gjithë fantazitë që kemi parë në filmat e ndryshëm fantastik shkencor pak e nga pak po fillojnë të bëhen realitet. Së fundmi një deklaratë e General Motors ka habitur të gjithë njerëzit dhe përdoruesit e makinave.

Ata lajmëruan se kanë nisur prodhimin masiv të makinës automatike pa pedale dhe timonë, e cila shumë shpejt mund të hidhet në treg.

Sipas kompanisë ata po presin lejen e qeverisë amerikane që nga viti tjetër këto makina të dalin në qarkullim. Ato në fillim do përdoren si taksi robot në disa shtete të Amerikës dhe më pas në qoftë se rezultojnë të përdorshme do përhapen në të gjithë botën.

Burimi: Top Channel