Nga Bota / E Shtunë 13 Janar 2018, 18:06

E tmerrshme! E dëbojnë se nuk paguan shërbimin spitalor, pacientja gjendet e braktisur në të ftohte dhe pa rroba

Një video e një pacienteje e cila ishte dëbuar nga spitali se nuk kishte paguar shërbimin spitalor, ka qenë një nga diskutimet e mediave të huaja ditën e sotme.

Sipas një video amatore që po qarkullon në internet, një grua në Baltimon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është gjetur në rrugë nga një kalimtar e mbuluar me fasha dhe e veshur vetëm me një pelerinë spitalore. Kalimtari që ka bërë këtë video ka vënë re se gruaja në fjalë nuk ishte në gjendje shumë të mirë mendore dhe në këtë mënyrë ka njoftuar autoritetet përkatëse .

Sipas bisedimeve që ky person kishte pasur me punonjësit e këtij spitali, ata i kishin thënë se pacientja kishte marrë shërbimin e ndihmës së parë por më pas nuk ka paguar, prandaj dhe e kanë larguar. Ky gjest i tyre ka tmerruar të gjithë njerëzit, duke pasur parasysh gjendjen e gruas dhe temperaturat nën minus.

Pasi video ka bërë xhiron e rrjetit, drejtuesit e spitalit kanë dalë në një prononcim ku kanë kërkuar ndjesë për çfarë ka ndodhur dhe do të merren masa lidhur me këtë që ka ndodhur.