Sport / E Martë 16 Janar 2018, 14:02

Reagon Elez Gjoza për testin anti-doping: Romela është e pastër do ta çojmë çështjen edhe në gjyq

Lajmi se peshëngritësja Romela Begaj  e cila para disa javësh u shpall kampione  ka rezultuar pozitive në testin anti doping ngriti shumë diskutime.

Ky lajm i ka tronditur të gjithë, por nuk ka vonuar edhe reagimi i presidentit të Federatës së peshëngritjes Elez Gjoza i cili është shprehur i shqetësuar për këtë rezultat.

Ai madje ka rrëfyer se një gjë e tillë është gënjeshtër dhe se Romela është shumë e pastër. Sipas tij  e gjithë kjo bëhet që ajo mos mbajë medaljen që nderoi vendin tonë.

“Ne ende nuk kemi marrë një përgjigje apo shkresë zyrtare nga federata botërore e peshëngritjes! Jam i shqetësuar për lajmin që qarkullon edhe pse mund të ketë dalë nga burime të tjera dhe jo nga federata botërore! Jam i bindur se Romela është e pastër dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur punën e saj! Do ta çojmë çështjen edhe në gjyq po qe nevoja”, ka deklaruar Gjoza për Panorama Sport.