
Ditën e sotme një vajzë e moshës 18 vjeçare ka nxjerr virgjërinë në shitje dhe ofertat që ajo ka marrë kanë shkuar deri në 1 milion euro.
Vajza në fjalë është prezantuar me emrin anonim Nicole dhe është me profesion modele dhe pasi ka nxjerr virgjërinë e saj në shitje oferta më tunduese që i ka ardhur është nga një djalë i cili ofron shumën e madhe prej 1 milion eurosh dhe një darkë për vajzën.
Sipas ‘The Sun’ arsyeja që kjo vajzë do të sheshi virgjërinë është sepse do të realizojë ëndrrën e saj për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar për të studiuar menaxhim biznesi.
18-vjeçarja që ka zgjedhur emrin Nicole si emër të rremë ka treguar edhe disa nga arsyet që ka nxjerrë në shitje virgjërinë e saj: “Unë kam vendosur të kërkoj diçka për të pasur financat e mia që në moshën 16-vjeçare dhe pashë se në internet virgjëria kishte arritur të shitej deri në 3.5 milionë euro, prandaj vendosa ta bëja edhe unë kur mbusha 18 vjeç. Qëllimi ishte që të fitoj sa më shumë që të ndihmoj familjen dhe të arrij të kap një arsim të mirë. Gjithashtu dua të blej një shtëpi për familjen time.”
Sipas informacioneve faqja e internetit që ajo ka aplikuar është një faqe shumë e sigurt që mundëson një partner ideal dhe një mjek që vërteton virgjërinë. Nicole nuk do që prindërit e saj ta marrin vesh këtë gjë pasi do ishte një lajm tronditës për ta.