Nga Bota / E Martë 16 Janar 2018, 16:04

34-vjeçari thyen hundën pasi tentoi të bllokojë tështimën

Edhe pse të gjithë mjekët këshillojnë që tështimën mos ta mbajmë për brenda, të shumtë janë ata që nuk i ndjekin këto këshilla dhe përherë mbyllin hundën kur duan të tështin. Por për shkak të kësaj një burrë nga Britania ka thyer hundën. Ai u paraqitë në urgjencë me hundë të thyer dhe padashur u kthye në shembullin e duhur se përse nuk duhet të pengojmë tështimën.

34-vjeçari emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka shkuar me urgjencë në spitalin Leicester me hundën e thyer dhe gjëja e parë që mjekët e pyetën ishte nëse e kishte thyer nga ndonjë grusht.

Por përgjigja e tij i ha habitur të gjithë, 34-vjeçari rrëfeu se hundën e kishte thyer duke dashur të ndalojë një teshtimën.