Këshilla / E Martë 16 Janar 2018, 18:06

4 gjëra që mund të bëni me një shishe Coca-Cola, përveç se ta pini atë

Coca-Cola është një nga pijet më të njohura në planet, por gjithashtu ndodh të jetë një pastrues fantastik për disa objekte në shtëpi. Ka dhjetëra përdorime alternative për Coca-Cola. Edhe pse shumica prej nesh thjesht e konsumojmë atë, ajo në fakt mund të bëjë magji me përdorimin e saj. Coca-Cola mund të përdoret si pastrues në sende shtëpiake të ndryshme dhe ne po ju rendisim pak më  poshtë se ku mund t’ju ndihmojë  kjo pije.

Pastrimin e WC-së

Po është  e vërtet. Kjo pije e gazuar në fakt mund të heqë njollat â??â??e vështira për t'u pastruar në brendësi të një  tualeti. Ju mund të derdhni cola direkt mbi njollat â??â??ose të mbuloni të gjithë brendësinë e tij ose duke vendosur cola në një shishe llak dhe spërkateni sipër saj. Lejeni për disa orë ashtu dhe më pas do habiteni me rezultatin pasi tualeti juaj do shkëlqej. Kjo funksionon shumë mirë, por vetëm për heqjen e grimcave dhe njollave. Për të dezinfektuar, do të keni ende nevojë për të përdorur një pastrues dezinfektues.

Heq njollat e rrobave

 

Ju mund të keni dëgjuar për zgjidhje të tjera për heqjen e njollës së yndyrnave nga veshja, siç është spërkatja e njollës me produkte të ndryshme, por nëse nuk ju gjenden ato produkte ne ju rekomandojmë që ta pastroni atë me cola pasi ajo përmban acidit fosforik në pije i cili ndihmon në eliminimin e tyre. Ju duhet thjeshtë të hapni një kënaçe cola dhe ta derdheni atë në lavatriçe, së bashku me dozën normale të detergjentit. Për të luftuar njollat â??â??edhe më të ashpra, aplikoni cola drejtpërdrejt në njollë dhe lejeni të qëndroj ashtu për 30 minuta përpara se ta vendosni në lavatriçe.
 
Heq çamçakëzin e ngjitur në flokë.

Ju shpesh herë u është dashur që të prisni flokët tuaj kur një çamçakëz është ngjitur në to. Por tani po ju prezantojmë një mënyrë më të mirë e cila nuk do ju detyroj të prishni modelin tuaj të flokëve. Nëse aplikoni cola tek flokët ajo do të fillojë të veprojë mbi çamçakëzin dhe në këtë mënyrë do të hiqet më lehtësisht.
 
Lehtëson dhimbjet pas pickimit të bletës

E njohim atë dhimbje! Kur të gjendeni në anën e gabuar të thumbit përhapni në sipërfaqen e lëkurës, me një pambuk të pastër, pijen e gazuar. Dhimbja nuk do të pushojë si me magji, por do të ulet ndjeshëm.

Burimi: Anabel.al