Nga Bota / E Mërkurë 17 Janar 2018, 14:02

Ju prezantojmë me vendin ku dhe lypësit janë të pasur, fitojnë 60 mijë euro në muaj

Së fundmi është zbuluar se Dubai nuk është vetëm një nga vendet më të pasura në botë dhe ku të ofron mundësi të mira për të gjithë punët, por edhe një vend ku edhe profesioni i lypsitë fiton shuma shumë të mëdha.

Sipas mediave britanike lypësit shfrytëzojnë zemërgjerësinë e të pasurve në Dubai dhe kanë arritur që edhe ata të bëhen të pasur në këtë mënyrë. Ato shprehen se një lyps në Dubai ka arritur të fitojë për një muaj 60 mijë euro.

Pavarësisht kësaj policia e vendit është duke i luftuar përditë këto grupe të organizuara të lypësve profesionist pasi një gjë e tillë nuk është e lejuar në Dubai.

Por ata janë shtuar dita ditës. Një nga vitet më të suksesshëm për ta ka qenë 2017, ku edhe autoritetet kanë inkurajuar qytetarët që të ndihmojnë persona në nevojë.

Arabia Saudite dhe Azia janë dy shtetet që dërgojnë më shumë lypsa në Dubai me viza tre mujore, dhe pasi ata kthehen ua marrin paratë që fitojnë.

“Profesioni i lypësit” është i ndaluar në Dubai, por bëhet fjalë profesionistët nuk ndalen duke u thënë pasanikëve se që familjet e tyre jetojnë në rrugë apo në rajonet e goditura nga luftërat. Vetëm gjatë ditëve të para të muajit të shenjtë të Ramazanit, policia ka arrestuar 65 lypës.

Burimi:Joq.al