
Ekziston një vend në botë i cili quhet parajsa e të rinjve dhe kjo për faktin se aty të rinjtë e moshave të ndryshme mund të punojnë një punë shumë të lehtë dhe të fitojnë një shumë të mirë parash. Në këtë lloj pune fëmijët mund të punojnë që në moshë të vogël, pasi e vetmja gjë që u duhet të bëjnë është të presin gjuhën Bakallarëve që është një lloj peshku që rritet në Norvegji.
Këta të rinj banues të qytetit norvegjezë Balstad, nëse ja marrin mirë dorën kësaj pune mund të fitojnë deri në disa mjera kruna norvegjeze.
Bakallar është specialiteti kryesor i norvegjezëve dhe për shkak të kërkesave të mëdha për të, eksportimit dhe stabilitetit ekonomik të vendit, qindra fëmijë kanë mundësi që në moshë të re t’i futen këtij lloj biznesi.
Një 16 vjeçar i quajtur Trgjav Petersen ka treguar që ai është treguar shumë i zoti dhe ka arritur të fitoj në ditë deri në 4500 kruna norvegjeze që i bie diku tek 500 euro.
Babai i tij është një peshkatar, i cili e ka mësuar se si në mënyrë precize dhe të shpejtë t’ua pres gjuhët bakallarëve. Dhe nuk është për t’u habitur se si ka përparuar shpejt Peterseni.
“Kur fillova në fillim këtë punë, vetëm dy kilogramëve peshk ua prisja gjuhën. Por, sot pa problem deri në 80 kilogramë, kurse nganjëherë brenda ditës fitojë deri në 4500 kruna norvegjeze (afërsisht 500 euro).
Sipas tij kjo është një punë e mirë dhe e thjesht që të rinjtë të kenë mundësi të bëjnë lekët e tyre dhe të blejnë gjërat që u nevojiten. Ai madje ka treguar se fal kësaj pune do të shkojë të vizitojë një ishull në SHBA që e ka ëndërr.
Peshkatarët në Balstad tradicionalisht ua dhurojnë kokat e bakallarëve të rinjve, të cilët më pas ua presin gjuhët të cilat i shesin – ku një kilogramë gjuhë shitet rreth 6 euro.
“Të rriturve nuk u lejohet të vijnë këtu dhe ta bëjnë këtë punë. Është thjesht punë e jona, traditë e jona”, ka deklar Johan i cili gjithashtu fiton shuma të majme parash nga kjo punë.
Burimi:Telegrafi