Nga Bota / E Premte 19 Janar 2018, 17:05

Arrestohet “nëna mostër”, tentoi të shiste virgjërinë e vajzës 13-vjeçare

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e sotme ku një grua ka tentuat të shesh virgjërinë e vajzës së saj 13-vjeçare në një adresë online në internet.

35-vjeçarja Irina Gladkikh është arrestuar nga policia ruse teksa u përpoq ti shiste virgjërinë e vajzës një klienti, që në të vërtet ishte një policë.

Gruaja kërkonte që virgjërinë e të bijës t'ia shiste një të pasuri përkundrejt shifrës prej 19 mijë paundësh (rreth 21 mijë euro).

Ajo është rrëfyer në një video që është bërë publike nga Ministria Ruse, ku është shprehur se: ” Në orën 7:53, unë dhe ime bijë fluturuam për në Moskë. Mbërritëm këtu për të gjetur një njeri të pasur, i cili do të na ndihmonte financiarisht dhe në këmbim do të pranonte shërbimet seksuale të time bije".

Së bashku me të është arrestuar dhe bashkëpunëtorja e saj, të cilat janë ndaluar në një lokal në Moskë ku po prisnin klientin e tyre që rezultoi të ishte polici.

Ajo u arrestua pasi mori paratë. Vajza e vogël u dërgua për trajtim dhe kujdes shëndetësor në një prej spitaleve.