Nga Bota / E Shtunë 20 Janar 2018, 15:03

Ju dogj shtëpia por ai shpëton së pari macen, fotot e 83-vjeçarit i treguan gjithë botës një mesazh të madh dashurie

Historia dramatike e një burri 83-vjeç është bërë një nga lajmet që ka qarkulluar në të gjithë botën, ku fotot e tij u bënë menjëherë virale dhe u shpërndan nga të gjitha mediat e rëndësishme botërore.

Pasi shtëpia e Ali Mese u përfshi nga flakët në provincën, Bolu, në Turqi e vetmja gjë që i moshuari shpëtoi ishte macja  e tij.

Fotot e tij ku ai ishte duke përqafuar thesarin e tij të vetëm, macen, dhe në sfond duket shpija e djegur u shpërndan masivisht dhe  kanë  marrë më shuam se 50 milion shikime dhe është parë më shumë se 10 milion herë .

"Dashuria është gjithçka. Kur shtëpia digjej, ai u sigurua që të ruante thesarin e tij më të madh", - thuhet në një prej titujve.

Sipas mediave Fondacioni i Ndihmës Sociale “Mudurnu” ka nisur që të ndërtoi një shtëpi të re për 83 vjeçarin, ndërkohë që ai është duke marrë trajtimin e duhur mjekësor. Ai është shprehur mirënjohës për të gjitha ndihmat që ka marrë si nga Turqia dhe nga të huajt.

MeÅ?e, aksidentalisht u përfshi nga një zjarr në shtëpi ndërsa përpiqej të ndizte sobën me benzinë. Përpjekjet çuan në shpërthim të dhomës së ndenjjes, pas së cilës mori flakë e gjithë shtëpia prej druri e cila u dogj plotësisht.

Fqinjët, që vunë re zjarrin, lajmëruan menjëherë zjarrfikësit, të cilët shpëtuan në kohë të moshuarin dhe macen.