
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Miami të Amerikës ku një fëmijë ka humbur jetën për shkak të djegieve të rënda kur ka bërë dush. Sipas autoriteteve nëna e tij ka qenë fajtore dhe është arrestuar pasi ajo nuk e ka ndihmuar vogëlushin e saj që të shpëtonte duke e lënë atë të vdesë nga plagët e rënda.
Ajo quhet Christian Hurt dhe është arrestuar nga policia pasi fëmija u gjend i shtrirë në një dyshek pa ndjenja dhe me plagë të rënda. Sipas saj ajo nuk tha gjë për fëmijën sepse donte të mbronte dy fëmijët e tjerë të cilët ishin përgjegjësit e vërtet të vdekjes së tij.
Hurt i ka thënë policisë se vajza 10 vjeçare ka qenë duke larë 1-vjeçarin, ndërkohë që djali 4-vjeçar ka shkuar dhe ka nxehur ujin.
Ajo ka qenë dhe më parë e akuzuar për keqtrajtim dhe neglizhencë të fëmijëve të saj. Ndërkohë tani ndodhet në burg dhe do ti duhet të paguaj një gjobë prej 10.000 $.