Nga Bota / E Shtunë 20 Janar 2018, 17:05

Ju prezantojmë me historinë e Pamelës është vetëm 16 vjeçe dhe ka 6 fëmijë

Historia e Pamelës e cila është vetëm 16 vjeçe dhe ka 6 fëmijë ka marrë vëmendjen e të gjithë botës. Pamela Villaruel jeton në qytetin e Leones, Argjentinë dhe ishte vetëm 14 vjeçe kur u njoh me një djalë nga i cili ngeli shtatzënë me fëmijën e parë.

Pasi ajo lindi, babai i fëmijës e braktisi duke mos e njohur atësinë e foshnjës. Vajza u refuzua dhe nga familja dhe u detyrua të rriste e vetme fëmijën e saj, deri sa një ditë njohu një djalë tjetër me të cilin ngeli përsëri shtatzëne dhe lindi trinjak.

Ajo edhe pse në një moshë të vogël tashmë ishte nënë e katër fëmijëve, të cilët do ti duhet ti rriste vetë duke qenë se baballarët e tyre i braktisën ata. Gjëja që ka ngritur më shumë shqetësime ka qenë që shteti nuk ka reaguar për këtë gjë, duke qenë se djemtë që kishin kryer marrëdhënie seksuale me të ishin me moshë ligjore dhe dënoheshin në Argjentinë si në shumë vende të tjera të botës.

Por historia e saj në vend që të përmirësohej filloi që të përkeqësohej, kur ajo ngel shtatzënë me një tjetër djalë dhe si herën e dytë dhe këtë herë lind trinjak.

Tashmë ajo është 16 vjeçe dhe është nënë e 7 fëmijëve por duke pasur parasysh se në moshën 13 vjeçare ajo dështoi, vajza tani ka 6 fëmijë.

“Ne vazhdojmë sa mundemi, me shumë përpjekje, me disa vështirësi, por gjithnjë përpiqemi t'u sigurojmë fëmijëve që të kenë atë që u duhet, edhe pse nuk mund ta bëjmë gjithmonë" ka treguar ajo për mediat lokale.

Pas shumë kërkesash ndihma i erdhi Pamelës të cilës qeveria krahinore i ofroi asaj një shtëpi të re për të jetuar, një pension prej 800 pesos dhe një sasi pelenash që merr çdo muaj.