Nga Bota / E Shtunë 20 Janar 2018, 19:07

Këngëtari i njohur i jep fund beqarisë: I bëra vetes dhuratë për Vitin e Ri një të fejuar!

Ed Sheeran është një këngëtar që me këngët e tij romantike ka thyer zemrat e shumë vajzave anë e mbanë botës. Por zemrën e tij e ka vetëm njëra dhe mesa duket sipas lajmeve të fundit ajo do ta ketë përgjithmonë, pasi këngëtari  i njohur është gati për martesë.

Bëhet fjalë për të dashurën e tij Cherry Seaborn për të cilën Ed shumë herë është shprehur se është marrëzisht i  dashuruar me të.

Ai ka shpërndarë në instagram një foto ku ka lajmëruar fansat e tij se shumë shpejt ai dhe Cherry do i japin fund beqarisë, dhe siç është shprehur dhe ai edhe macet e tyre janë të lumtur për ta.

"I bëra dhuratë vetes një të fejuar pak para vitit të ri. Ne jemi shumë të lumtur dhe të dashuruar. Edhe macet tona janë shumë të lumtura", shkruan Ed duke zbuluar kështu se unazat i kanë vënë vitin që lamë pas, por vetëm sot lajmin e ka bërë publik.