Nga Bota / E Shtunë 20 Janar 2018, 19:07

Agela Martini tregon unazën e shtrenjtë të martesës: Është dizenjuar posaçërisht për mua

Angela Martini që pas martesës me miliarderin rumun, ka qenë një nga personazhet më të përfolur. Ajo ditën e sotme ka vendosur që të tregoi për të gjithë ndjekësit e saj edhe unazën e martesës, që të themi të drejtën ka një kosto marramendëse.

Siç ka treguar edhe modelja kjo unazë është bërë posaçërisht për të nga mikja e saj, që para 4 vitesh kur ajo u shpërngul në Los Angeles dhe ku dhe gjeti dashurin e vërtet,  i ka thënë mikes së saj se ajo një ditë do të krijojë unazën e saj të martesës.

Me këtë postim ajo ka treguar që me bashkëshortin e saj Dragos mbushën plotë 3 vjet lidhje.