Nga Bota / E Hënë 22 Janar 2018, 14:02

Ju prezantojmë me Paolan, modelen që ka vetëm një këmbë

Shumica prej jush mund ti keni hasur fotot e saj në Instagram, pasi ajo çdo ditë e më shumë po kthehet në një nga personat më të ndjekur në rrjetet sociale e të shumtë janë  ata që kanë ngelur të habitur nga pozitiviteti i saj për të jetuar jetën. Bëhet fjalë për modelen 22 vjeçare Paola Antonini, e cila është kthyer në një shembull për shumë të rinj pas fotove të saj të ndryshme nga jeta aktive.  

Vajza në fjalë para disa vitesh ka humbur njërën këmbë si shkak i një aksidenti, ku një i dehur e ka përplasur dhe doktorët i prenë  njërën këmbë dhe në atë i vendosën një protezë.

Ajo me foto dhe videot e  saj është kthyer në një shembull për çdo njëri, pasi mënyra se si ajo e ka përqafuar jetën është për tu admiruar. Modelja braziljane bënë një jetë shumë aktive të mbushur me aktivitete sportive dhe gjimnastikë që shumica  e njerëzve që nuk kanë asnjë mangësi janë përtac për ta bërë një jetë të tillë.

Paola në çdo foto nuk ka fshehur asnjëherë protezën e saj dhe gjithmonë e nxjerr duke u shprehur në këtë mënyrë krenare për veten e saj.