Nga Bota / E Martë 23 Janar 2018, 13:01

Shokuese: Shtirej si gjinekolog për të trajtuar femrat tërheqëse

Një 32-vjeçar nga Rusia është arrestuar për herë të dytë për shkak se shtirej si një gjinekolog dhe ka ngacmuar në këtë mënyrë pacientet e tij  femra. Ai quhet Anton Jarin dhe ka qenë dënuar edhe më parë me burgim për shkak të vjedhjes.

Jarin u është prezantuar femrave në një spital si gjinekolog dhe në këtë mënyrë ai ka pasur mundësi që të ngacmojë siç ka dashur pacientet e ti tërheqëse. Sipas mediave ruse nuk dihet ende se sa është numri i femrave që kanë rënë viktimë të tij, por ato deklarojnë se Jarin kishte shumë kohë që shtirësh si një mjek.

Ai është arrestuar pas dyshimeve që një prej pacientëve të tij ka pasur nga sjelljet e tij të çuditshme në spital dhe në këtë mënyrë ai nuk ka mundur të shkonte më tej me maskimin e tij si gjinekolog.