Nga Bota / E Martë 23 Janar 2018, 15:03

Ndahet nga jeta aktori që na zbukuroi fëmijërinë me rolin e tij në Teletubbies

Një nga aktorët më të njohur në Hollywood, Simon Shelton, i cili njihet kryesisht për rolin e tij si Teletubby lejla në filmin për fëmijë 'Teletubby Tinky Winky' ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare.

Ai ishte baba i tre fëmijëve dhe vdiq 5 ditë pasi mbushi moshën 52-vjeçare. Simon u bë i njohur pasi zëvendësoi aktorin origjina  që luajti rolin e  Teletubbyt Dave Thompson. Ky serial për fëmijë u kthye në një nga më të ndjekurit kryesisht gjatë viteve 1997 dhe u transmetua në BBC gjatë viteve 1997 deri në 2001 dhe u bë i njohur në të gjithë botën, duke u bërë një nga serialet më të dashur për fëmijët.

Djali i Barnes Henry ka postuar një dedikim  në Facebook, duke shkruar: "E humba babain tim  të dashur të mërkurën, ai ishte njeriu më i këndshëm dhe më i butë që unë kam njohur dhe e dua më shumë se çdo gjë! "Gjithmonë kam qenë i turpëruar  kur kam qenë  fëmijë që ai ishte një balerin dhe një aktor por tani nuk mund të jem  më shumë krenar për të! Ai është në një vend më të mirë tani dhe unë e di se ai nuk do të donte që unë të jem i trishtuar, kështu që unë do të jetoj jetën time ashtu siç dëshiroj unë ".