
Kjo është një familje e zakonshme italiane. Përbëhet nga një nënë dhe dy vajza, dhe secila ka familjen e saj. Megjithatë, ka një gjë që i bën ata të jenë ndryshe nga të gjithë familjet e tjera: Ato kanë një sindrom të rrallë dhe unik.
6 anëtarë të familjes Marsili nuk ndjejnë pothuajse asnjë dhimbje, 78-vjeçarja Maria Domenico dhe dy vajzat e saj, Letizia dhe Maria, dhe fëmijët e tyre, Virginia, Ludovico dhe Bernardo nuk kanë asnjë ndjesi teksa i gjuan ose ushtron ndonjë forcë tjetër fizike mbi ta.
Sipas Letizia Marsili, ajo filloi të vërej këtë gjë që në fëmijëri kur nuk ndjente asnjë dhimbje dhe të gjithë kolegët e saj madje e quanin "superwoman". Kishte disa raste në familjen e tyre që nëse dikush thyente ndonjë kockë as nuk e kuptonte pasi nuk i shkaktonte dhimbje. Kjo madje ndodhi me nënën e moshuar.
Letizia vetë e kishte shtrembëruar kyçin e këmbës gjatë pushimeve të dimrit dhe ajo ecte pa asnjë problem me këmbën e fryrë gjatë 2 javëve të mbetura të udhëtimit. Djali i saj, Bernardo, dikur ra nga një biçikletë, dhe ai e theu krahun, por as nuk e vuri re. Trauma u zbulua kur kockat kishin filluar të rriteshin përsëri së bashku. Motra e Letizias, Maria, ka djegur veten me pije të nxehtë disa herë dhe as nuk ka vënë re.
"Ne në fakt ndiejmë dhimbje, por ajo zgjat vetëm disa sekonda", thotë gruaja.
Shkencëtarët u interesuan për këtë fenomen. Gjatë hulumtimit të tyre, ata kanë gjetur një mutacion në gjenin ZFHX2. Dr. James Cox nga University College London thotë se sistemi nervor i anëtarëve të kësaj familje reagon në një mënyrë që është ndryshe nga të gjithë njerëzit e tjerë.
"Nëse e gjejmë arsyen për këtë mungesë dhimbjeje, atëherë ndoshta kjo do të na ndihmojë të krijojmë një brez të ri të ilaçeve të dhimbjes", thotë Cox.
Ndërkohë, shkencëtarët e kanë quajtur këtë mutacion gjen të ri që rezulton në një person që është më pak i ndjeshëm ndaj të ftohtit dhe të nxehtë, si dhe pothuajse të paaftë për të ndjerë dhimbje. Ata e quanin atë Sindromi Marsili, i kanë vendosur emrin e kësaj familjeje unike.
Në çdo gjë tjetër, familja Marsili nuk ndryshon nga asnjë familje tjetër.
"Tani që ne e dimë për sindromën tonë, ne jemi më të kujdesshëm dhe të vëmendshëm ndaj vetes. Edhe sikur të ishte e mundur, nuk do të doja të hiqja dorë nga kjo veçori. Përfundimisht, një ditë, hulumtimi do të çojë në një zbulim që do të shtyjë shkencën përpara dhe do të ndihmojë njerëzimin, "tha Letizia.