Nga Bota / E Enjte 25 Janar 2018, 12:12

Dhunoi brutalisht vajzën 2-vjeçare, befason gruaja: E organizoi burri sepse do t’më ndajë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Turqi, ku një nënë dhunonte brutalisht vajzën e saj 2-vjeçare. Pamjet e tmerrshme ku ajo ushtronte dhunë fizike mbi të u bënë virale dhe nxiti reagime të shumta në Turqi.

Gjithçka nisi kur bashkëshorti i saj Edem Tulubas shikonte të nxira në trupin e vogëlushes dhe sa herë pyeste gruan e tij se nëse e kishte rrahur ajo e mohonte gjithmonë. Prandaj që ai të hiqte çdo dyshim, vendosi që të instalonte disa kamera në ambientin e shtëpisë për të parë gjithçka.

Ajo që ka parë e ka shokuar, e shoqja e rrihte vogëlushen 2-vjeçare në një mënyrë të tmerrshme. Menjëherë ai e ka denoncuar atë në polici dhe tani Tugda Tulubas është dënuar me 5 vjet e gjysmë burg.

Gruaja në gjykatë ka përgënjeshtruar gjithçka, duke u shprehur se çdo gjë ka qenë e organizuar nga bashkëshorti i saj në mënyrë që ata të ndaheshin.