Nga Bota / E Enjte 25 Janar 2018, 15:03

Mjeku ngatërroi barkun e pacientes me koshin e plehrave, nuk do ta besoni se çfarë i lë brenda

Një rast  pabesueshëm ka ndodhur në Marsejë të Francës, ku një grua kishte shkuar në spital për të hequr qafën e mitrës por përfundoi me një dorashkë dhe disa fasha në bark.

Sipas të dhënave mjeku në momentin që po e operonte kishte ngatërruar barkun e pacientes me koshin e plehrave dhe i kishte vendosur asaj në barkë një dorashkë mjekësore për operacione dhe 5 fasha .

Sipas deklaratës së avokatit të 48-vjeçares, gruaja ka pasur disa problem pasi doli nga spitali , ajo ndjente kontraktime të forta që vinin si pasojë e dorashkës dhe fashave të harruara në barkun e saj.

Pas operacionit ajo i kishte shprehur mjekut problemet që kishte me vështirësinë e urinimit, dhimbjet e forta e madje dhe të vjellat, por ai i kishte neglizhuar këto simptoma. Avokati i pacientes ka treguar se mjeku e pranoi fajin, por ai e minimizoi pasojat duke thënë se ajo mund të ketë pasur vetëm ethe për shkak të dorashkave por asgjë tjetër.

"Rastet e fashash të harruara, unë shoh çdo muaj, por një dorezë kirurgjikale dhe 5 fasha, ishte e paparë,” - tha avokati i pacientes

Ajo ishte operuar në prill të vitit të kaluar, por vetëm tani ka bërë një padi civile kundër gjinekologut-obstetër që e operoi.