Nga Bota / E Enjte 25 Janar 2018, 19:07

Habiten gjermanët, ja cili është emri më i përdorur që prindërit i vendosin bebeve

Shtetasit Gjerman janë habitur ditët e fundit me shifrat  e reja që tregojnë se cili emër është më i përdorur për foshnjat në Gjermani. Sipas statistikave tashmë prindërit  e rinj kanë hequr dorë nga emrat e tillë si Maximilian ose Jonas dhe kanë filluar ti quajnë fëmijë e tyre Mohammed.

Ermri  Mohammed që njihet si një emër mysliman, ka filluar të bëhet një nga emrat më të njohur për bebe në Gjermani.

Ndërkohë burimet thonë se kjo gjë shpjegohet nga fakti që Angela Merkel hapi kufijtë në vitin 2015, duke u futur në Gjermani më shumë se një milion emigrantë myslimanë.

Sipas të informacioneve më të fundit nga shoqëria Gesellschaft für Deutsche Sprache - GfdS, statistikat për vitin 2016 tregojnë se Muhamedi (ose Muhammedi) u ngrit nga vendi i 41-të në vitin 2015, në vendin e 26-të.