Nga Bota / E Shtunë 27 Janar 2018, 12:12

Ju prezantojmë me popullin e pavdekshëm: Jetojnë mesatarisht 120 vite

Së fundmi historia e një prej fiseve më të veçantë në botë ka tërhequr vëmendjen e të gjithë mediave botërore dhe kjo pasi ky mund të quhet si fisi më jetëgjatë në të gjithë planetin.

Bëhet fjalë për popullin që jeton në Hunzan një krahinë malore në Pakistan, ku njerëzit e saj zor se vihen poshtë nga vdekja dhe mosha mesatare  e tyre është 120 vjeç.

Kush është bërë kurioz për këtë fis, ka dëgjuar nga historitë dhe mitet më të çuditshme se si ata kanë arritur të jetojnë aq gjatë, por sekreti i tyre qëndron diku tjetër.

Kur një 116-vjeçare është pyetur se cili është sekreti i jetëgjatësisë së saj, ajo ka treguar se ka të bëjë me beqarinë.

“Nuk kam nevojë dhe nuk dëshirojë që të më dominojë askush”, është shprehur ajo.

Ndërkohë një sekret tjetër është se ata e marrin jetën me sportivitet dhe nuk stresohen për gjëra të vogla, si dhe nuk nguten asnjëherë. Nëse pjesës tjetër të njerëzimit të pasurit fëmijë në moshën 60-vjeçare u duket e çuditshme, për këtë fis është një gjë shumë e zakonshme dhe shumica prej tyre kanë bërë fëmijë në moshën 60-vjeç e sipër.

Gjithashtu ata janë gjatë gjithë kohës aktiv, ushqehen me ushqime që i prodhojnë vetë dhe gjatë një periudhe nga 2 deri në 5 muaj nuk konsumojnë asgjë tjetër përveç se lëngun e kajsisë.

Përpos të gjitha këtyre ata janë edhe të arsimuar, rreth 95% e popullsisë di të lexoj dhe të shkruaj, dhe një nga aktivitetet e tyre të parapëlqyer është meditimi.