Nga Bota / E Hënë 29 Janar 2018, 13:01

Blue Ivy mori gjithë vëmendjen në Grammys 2018, veprimi i saj pushton internetin

Mbrëmjen e djeshme një nga momentet që mori vëmendjen e të gjithëve dhe që brenda pak orësh u kthye në videon më të parë në internet, ishte reagimi i vajzës së Beyonce dhe Jay Z, Blue lvy, në momentin ku dy prindërit e saj po duartrokisnin.

Gjatë momentit që këngëtarja Camila Cabello po mbante një fjalim, Beyonce dhe Jay kanë filluar duke duartrokitur dhe në atë moment vajza e tyre 6-vjeçare ju është drejtuar atyre duke bërë gjestin që të qetësohen dhe të mos duartrokasin më.

Ky moment është kapur nga kamerat dhe ka pushtuar të gjitha mediat botërore, ndërsa në Twitter gjithashtu ka qenë shumë i komentuar veprimi i Blue Ivy, ku shumë komentues kanë thënë me shaka se në shtëpinë e tyre rregullat i  vendos vogëlushja, e shumë të tjerë shprehen se: "Blue Ivy po i thotë prindërve: 'Ne nuk duartrokasim për ta, ata duartrokasin për ne', shkruante një tjetër fanse.

Ndërkohë edhe pse çifti ishte nominuar në 8 kategori, ata nuk rezultuan fitues në asnjë.