Nga Bota / E Martë 30 Janar 2018, 12:12

Doni të jetoni në Zvicër? Ja fshati që ofron 15,000 euro për tu bërë banorë i tij

E keni menduar ndonjëherë që të braktisni gjithçka dhe të niseni në një fshat  të largët të mbushur me dëborë, epo tani kjo gjë është e mundur dhe më e thjesht na se e keni menduar, pasi nëse vendosni që të largoheni përveç  se do keni mundësi të jetoni në Zvicër, do merrni edhe 15,000 euro për të jetuar aty.

Bëhet fjalë për një fshat të quajtur Albinen, që është një ndër fshatrat më të vjetër në Zvicër dhe prej kohësh po braktiset nga banorët e tij dhe për këtë arsye autoritetet ofrojnë një shumë prej 15,000 eurosh për këdo që pranon të shkojë të jetoj atje.

Albinen momentalisht numëron 240 banorë dhe qeveria ndërmori këtë nisëm në mënyrë të tillë që të ulte numrin e të migruarve. Sipas tyre çdo i rritur do marrë shumën prej 15,000 eurosh, ndërsa fëmijët 7,500 euro, por për u bërë banorë i këtij fshati duhet të plotësohen disa kushte.

Si fillim duhet të jeni poshtë moshës 45-vjeç dhe të qëndrosh në Albine për të paktën 10 vite, si dhe të jeni një shtetas Zviceran ose të paktën të keni një lejeqëndrimi.