Nga Shqipëria / E Mërkurë 31 Maj 2023, 00:12

Portieri i PSG-së në gjendje të rëndë në reanimacion, mesazh drithërues i gruas së tij: Mos më lër vetëm…

Serxhio Riko, portieri i PSG-së është që nga dita e diel i shtruar në gjendje të rëndë në spital pas një incidenti në banesën e tij në Huelva. Spanjolli është rrëzuar nga kali dhe më pas është shkelur nga kafsha, duke pësuar trauma të rëndë në kokë.

Ai është transportuar në spitalin e Seviljes dhe raportohet në gjendje të rëndë. Së fundmi, ka reaguar edhe bashkëshortja e futbollistit, Alba Silva, e cila nëpërmjet rrjeteve sociale ka dhënë një mesazh drithërues.

“Mos më lër të vetëm dashuria ime, pasi të betohem që nuk mundem, nuk di të jetoj pa ty. Po të presim jeta ime, të duam shumë”, shkruan ajo.

Më pas publikoi dhe një tjetër mesazh në rrjetet sociale për të falënderuar për mbështetjen e gjerë dhe mesazhet e shumta që kishte marrë.