Nga Shqipëria / E Mërkurë 31 Maj 2023, 00:12

Melisa në një lidhje me reperin e njohur

Ish-konkurrentja e "Për’puthen" dhe e "Big Brother VIP Kosova", Melisa Lleshi është komentuar shpesh për jetën e saj personale, sidomos pas ndarjes së bujshme nga Andi, me të cilin kishte një lidhje 1-vjeçare.

Mirëpo, së fundmi, Melisa po komentohet për një lidhje të rë të mundshme me reperin One T. Ata janë fotografuar së bashku, ndërkohë që ‘n’Zoom’ raporton se romanca e tyre nuk ka më shumë se një muaj që ka startuar.

Ndërkohë, ende nuk dihet nëse Melisa dhe One T thjesht po bashkëpunon pasi edhe ka postuar një video krah reperit ku lajmëron këngën e re, apo mes tyre ka diçka më shumë siç raportohet.