
Një nga aktorët më të njohur të telenovelave meksikane ka qenë Osvaldo Rios, i cili për publikun shqiptar u bë i njohur me rolin e tij në serialin e para shumë viteve ‘Kasandra’. Ai mori famë në të gjithë botën për rolet e tij të shumta në disa nga serialet më të ndjekura meksikane.
Por së fundmi aktori është bërë pjesë e një skandali. Pas daljes së tij nga burgu, ku ai po vuante dënimin e ti prej 3 muajsh, pasi dhunoi fizikisht një nga vajzat e tij. 57-vjeçari u përball me disa akuza të cilat thonë se ai ka përdhunuar këngëtaren me famë botërore Shakira, me të cilën ka pasur dhe një lidhje disa vite më parë.
Osvando ka reaguar për këto akuza duke thënë se vetë këngëtarja e ka pranuar që me të ai është sjell shumë mirë.
“Kjo është qesharake. Një nga gënjeshtrat më të mëdha që janë shpikur. Shakira vetë tha se unë isha sjell si princ ndaj saj”, tha Rios.
Ndërkohë këngëtarja kolumbiane, e cila prej vitesh është në një lidhje me futbollistin e Barcelonës, Pique, ende nuk ka reaguar për këto lajme.