Nga Bota / E Mërkurë 31 Janar 2018, 13:01

Çmenduria e punonjësit të bankës, braktisë punën në zyrë për të shitur vezë në treg

Një nga historitë që ka habitur të gjithë internetin ditët e fundit, ka qenë zgjedhja që një 30-vjeçar ka bërë duke lënë punën e tij në bankë dhe duke ju drejtuar tregut për të shitur vezë. Bëhet fjalë për Grukan Altin me origjinë nga Turqia, që historia e tij e jetës ngjante pothuajse perfekte, por ai i hodhi të gjitha poshtë dhe bëri zgjedhjen që e bënë të ndihet i lumtur.

Ai studioi ekonomi në Universitetin ‘Anadolu’ për katër vjet. Pastaj, pritej të niste një punë me një pagë të mirë dhe kështu filloi të punonte në bankë. Pas 4-vjetësh, në vend që të promovohej, Altın u ngarkua me stres dhe dha dorëheqjen. U kthye në vendlindjen e tij në KeÅ?an, Edirne, dhe ngriti një tezgë në një treg lokal.

Aty 30 vjeçari nisi të shiste vezë organike, mjaltë dhe domate dhe ndihet shumë i lumtur për zgjedhjen e tij pasi siç shprehet dhe ai kjo punë e bënë të lumtur.

“Kam humbur motivimin për një jetë profesionale sa më të lartë. Tani që shes vezë organike, salca domatesh dhe mjaltë, që i blej nga sipërmarrësit apo edhe nga fermerët vendës, mund të paguaj edhe me kartë krediti. Është një biznes mjaft i lehtë dhe shumë më pak stresues për mua”, shpjegoi ai.

Të gjithë klientët që vizitojnë tezgën e ti ngelen të shokuar kur mësojnë për historinë se si ai la punën që shumica ëndërrojnë, për të shitur në treg.

“Mendojnë se jam i çmendur që kam lënë një punë të tillë, por do mësohen me kalimin e kohës. Pas largimit nga banka, m’u desh një kohë e caktuar sa të përshtatesha me jetën dhe punën e re, por tani gjithçka duket shumë mirë. Kur duhet të fitojë para, njeriu mund të mësohet me gjithçka,” tha Altin, duke shtuar se shteti duhet t’i mbështesë prodhuesit që marrin përsipër të tilla sipërmarrje private.