
Nga sot ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi.
Ky është vendimi i marrë sot nga gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Matilda Fetahu. Avokati mbrojtës Maks Haxhia e quajti vendim të drejtë pasi Tahiri plotësonte kushtet e dënimit alternativ dhe pjesën e mbetur të dënimit, 1 vit 7 muaj e 11 ditë burg do e kryejë në shtëpi.
"Saimir Tahiri kishte disa kushte që u lirua. Bashkëshortja e tij ka kriza shëndetësore" tha Maks Haxhia në një prononcim për median.
Ka qenë ekspertiza mjekoligjore e bashkëshortes që ka bindur gjykatën të marrë vendimin e lirimit.