
Ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri u lirua nga burgu ditën e sotme. Së fundmi ai ka reaguar për herë të parë në rrjete sociale.
"Do vazhdoj te kërkoj drejtësinë, siç kam bërë deri më sot. Të falenderoj me zemër ty, që ke besuar gjithmonë te gjithcka jam, e kam bërë unë! Faleminderit dhe ty që ke gënjyer gjithmonë, duke me kujtuar çmimin e së vërtetës.
Pata mundësi të njihja padrejtësinë përballë. Tani kam mundësinë të kërkoj të drejtën pa kursim! Faleminderit pa masë te gjithëve!", ka shkruar ai.