
Princi Husein i Jordanisë është martuar me arkitekten 28-vjeçare Raja Al Saif. Nusja tërhoqi vëmendje me fustanin e saj të nusërisë të bërë me porosi Elie Saab. Fustani kishte dekolte asimetrike dhe detaje unike.
Raja kishte veshur një vello të gjatë dhe bizhuteri të çmuara, duke përfshirë një palë vathë mahnitës dhe një diademë edhe më shkëlqyese. Por ajo bëri bujë të veçantë me zgjedhjen e saj të këpucëve. Raja zëvendësoi sandalet me taka të larta me një palë këpucë elegante të bardha të sheshta.
Ajo dukej e mrekullueshme pranë burrit të jetës së saj, i cili për këtë rast kishte veshur një veshje që i përkiste babait të Mbretit Abdullah.