
Së fundmi një lajm i mirë na vjen nga Italia, ku të gjithë ata që kanë dëshirë të blejnë një shtëpi në shtetin fqinjë tashmë mund ta bëjnë realitet ëndrrën e tyre për vetëm 1 euro.
Së fundmi autoritetet e ishullit të Sardenjës, kanë bërë me dije se të gjithë ata që duan të blejnë një shtëpi në këtë ishull, do mund të bëhen pronar të tyre për çmimin shumë modest 1 euro. Sipas tyre në një destinacion malor të quajtur Bargagia kanë filluar të shiten shtëpi të braktisura.
Ky lajm ka arritur deri në mediat prestigjioze si CNN, e cila shprehet se ka pasur shumë mashtrime të tilla, por mesa duket ky do të jetë qyteti i parë që do e mbajë fjalën.
Kjo nismë bëhet pasi ky qytet ka filluar të braktiset nga të gjithë dhe aty ndodhen mbi 200 banesa të ndërtuara prej guri, të cilat shiten me çmimin e lirë që të arrihet në këtë mënyrë rritja e popullsisë.
Duke qenë se ato janë në gjendje të keqe gjithçka që ju duhet të bëni është që brenda tre vitesh ta rinovoni atë.