Nga Shqipëria / E Shtunë 3 Qershor 2023, 17:05

Messi njofton largimin nga PSG

Pas dy sezonesh, futbollisti Lionel Messi ka njoftuar largimin e tij nga PSG. Ai është shprehur i lumtur për pjesëmarrjen në këtë ekip.

“Jam i lumtur që arrita të përfaqësoj PSG-në. Më pëlqeu shumë të luaja në këtë ekip me lojtarë kaq të mirë. Dua të falënderoj klubin për një përvojë të mrekullueshme në Paris”, ka deklaruar Messi.