Nga Shqipëria / E Shtunë 3 Qershor 2023, 19:07

50 persona në Bulqizë përfundojnë në spital, dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm

50 persona nga fshati Gjoricë janë paraqitur në spitalin e Bulqizës me dhimbje barku dhe të vjella. Pas marrjes së ndihmës shëndetësore janë larguar për në banesat e tyre.

Dyshohet nga uji i pijshëm. Ndërkohë, janë bërë analizat e ujit nga NJVKSH Dibër, dhe pritet për t’u saktësuar nëse uji është i kontaminuar.

Burimi: Abc News