Nga Shqipëria / E Hënë 5 Qershor 2023, 17:05

Jo vetëm i ftuar, Donaldi kishte edhe një detyrë tjetër në dasmën e Kleas dhe Elgitit

Donaldi së bashku me Borën dhe vëllezërit e tij, Romeon dhe Marion ishin të ftuar mbrëmë në dasmën e Elgitit dhe Kleas. Donaldi ishte kombinuar me Borën, i veshur me kostum rozë, ashtu si fustani i moderatores, por përveçse i ftuar ai kishte edhe një detyrë tjetër.

Ka qenë vetë Donaldi që ka postuar një foto të tij ku shfaqet me aparat fotografik dhe tregon se ka shprehur vetë dëshirën të ishte fotograf në ditën më të rëndësishme të çiftit.

"U vetëofrova të më shfrytëzonin", shkruan Donaldi.