
Pasi refuzoi të merrte drejtimin e komanduar të PD, Jorida Tabaku, ka dhënë dorëheqjen edhe si nënkryetare e partisë. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së kryesisë së partisë, e cila u shoqërua me debate, ku edhe u vendos që zgjedhjet për kryetarin e ri të mbahen me 29 Korrik.
Në një deklaratë për mediat, Tabaku deklaroi se ranë dakord që PD të riorganizohet por nuk gjetën gjuhën e përbashkët se si ta arrijnë këtë. Mes të tjerash, Tabaku shprehet se zgjedhjet për kryetarin e ri në këtë moment nuk i shërbejnë aspak bashkimit të Partisë Demokratike.
“Prandaj refuzova të votoj për një vendim që në mendimin tim na dëmton sot për mënyrën se si po merret dhe në kushtet në të cilat po merret! Duke pasur parasysh gjithë situatën, vendosa që të tërhiqem edhe nga pozicioni i nënkryetares së PD”, ka thënë Tabaku në deklaratën e saj.
Burimi: Abc News