Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Qershor 2023, 15:03

Habit Dua Lipa: Doja një emër më normal dhe më anglez

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka dhënë së fundmi një intervistë për "BBC". 

Mes të tjerash ajo ka treguar se kur ishte fëmijë nuk i pëlqente aspak emri "Dua" dhe dëshironte të kishte një emër më normal dhe më anglez, megjithatë këngëtarja ka shtuar se tani ia di vlerën emrit të saj. 

“Njerëzit më pyesnin për origjinën e emrit tim. Jam shumë krenare për të, por kur isha  e vogël, doja që emri im të ishte Hannah, më “normal” dhe më “anglez””, tha Dua.