Nga Shqipëria / E Enjte 8 Qershor 2023, 09:09

As te Barcelona as në Arabinë Saudite, Messi zyrtarizon të ardhmen

E ardhmja e Messit nuk do të jetë më me Barcelonën por as me Al-Hilalin e Arabisë Saudite. Futbollisti i ka thënë “po” propozimit të David Beckham dhe ka firmosur për Inter Miami në MLS. 

Ai do të vazhdojë karrierën e tij në SHBA. Messi ka nënshkruar deri në vitin 2026 dhe kontrata do të rinovohet çdo vit. Lajmi i transferimit të tij është konfirmuar nga Inter Miami me anë të një postimi në Twitter.