
Einxhel dhe Beniada i kanë lënë pas keqkuptimet që nisën mes tyre pas “Big Brother VIP”. Këtë e ka treguar vetë Einxhel me anë të një postimi në Instastory. Ajo ka publikuar foton e një dhurate që Beniada i ka bërë.
"Ja si ta merr kalanë nga brenda. Faleminderit dashuri", ka shkruar Einxhel.
Kujtojmë se dy vajzat nisën një miqësi të ngushtë brenda "Big Brother VIP" por pasi dolën lanë të kuptohej që i kishin prishur raportet. Megjithatë tani duket qartë që gjërat kanë ndryshuar.