Nga Shqipëria / E Enjte 8 Qershor 2023, 15:03

Nuk e besonte që ishte babai i foshnjës, Al Pacino flet për fëmijën e katërt në moshën 83 vjeçare

Al Pacino, 83 vjeç, po pret fëmijën e tij të katërt me të dashurën Noor Alfallah, 29 vjeç. Ylli i “Godfather” dukej se ishte në gjendje të mirë shpirtërore teksa foli për herë të parë për lajmin.

“Është shumë e veçantë”, tha ai në një video të siguruar nga Daily Mail. “Ka qenë gjithmonë. Unë kam shumë fëmijë. Por kjo është vërtet e veçantë që vjen në këtë kohë.”

Aktori ikonik tashmë ka një vajzë Julie, 33 vjeç, me Jan Tarrant, si dhe binjakët Olivia dhe Anton, 22 vjeç, me Beverly D’Angelo.

Kur u pyet përgjininë e foshnjës, Pacino tha se nuk e kanë zbuluar akoma.

Kur Noor mbeti shtatzënë , Al Pacino thuhet se u befasua nga kjo, sipas TMZ. Aktori nuk mund ta linte Noor ose dikë tjetër shtatzënë, prandaj nuk besonte se fëmija ishte i tij. TMZ raportoi se ai kishte probleme mjekësore që zakonisht do ta kishin penguar një mashkull që të ishte i aftë të bëhej baba.  Vetë ai raportoi se dyshonte se fëmija i Noor ishte i tij dhe kërkoi një test të ADN-së. Mediat e huaja raportuan se  ajo respektoi dëshirat e tij dhe testi tregoi se ai është me të vërtetë babai.