
Gjatë qëndrimit të tij në "Big Brother", Luizi e quajti turp një program si "Përputhen". Ai u përplas ashpër me Efin për të cilën tha se shoqëria dhe familja nuk duhet ta mbajnë afër pasi ka qenë pjesë e këtij programi, duke shtuar se motrën e tij nuk do e lejonte të ishte pjesë e këtij programi.
Mirëpo, tani që ka dalë jashtë, gjejeni ku do ta shohim Luizin? Ish-banori është i ftuar si opinionist në programin e dashurisë. Sot në ekranin e Top Channel në orën 18:20, Luizi do të jenë në studion e "Përputhen".
Kujtojmë se më vonë Luizi i kërkoi falje Efit dhe i tha se kanë qenë fjalë nervash.