Nga Shqipëria / E Premte 9 Qershor 2023, 16:04

Kejvina e mbështeti pas daljes nga BBV, Luizi i jep fund miqësisë

Kejvina e ka ka shprehur shpeshherë mbështetjen e saj për Luizin. Mirëpo së fundmi duket se ka ndodhur sërish diçka mes dy ish-banorëve, kjo pasi është vënë re se Kejvina e ka hequr nga lista e ndjekësve këngëtarin ndërsa ky i fundit e ka ende “follow” Kejvinën.

Këtë herë, konflikti mes tyre është zhvilluar pa shumë bujë, duke sjellë në një shkëputje tjetër të miqësisë. Nga miqtë e dyshes, bëhet me dije se dy ish-konkurrentët, këtë herë i kanë dhënë fund miqësisë njëherë e mirë dhe shkak është bërë pikërisht Kiara.

Qëkur ishte brenda në shtëpi, Kejvina nuk i kurseu deklaratat për Kiarën, çfarë ka bërë që jashtë Luizi të distancohet nga Kejvina.

 Kujtojmë se disa javë më parë fituesi i “BBVIP” foli për Kejvinën në një intervistë ku u shpreh se çfarë ka ndodhur në shtëpinë e famshme ka mbetur aty dhe tashmë njerëzit duhet ta duan për atë që është jashtë.

“Që kur kam dalë prej ‘Big Brother’ nuk kam folur me asnjërin prej tyre. Më ka shkruar edhe Kejvina. Unë e kam thënë, në momentin që unë fik dritat dhe mbyll derën e asaj shtëpie, kam lanë çdo gjë aty. Nëse doni të më vlerësoni për Luizin që jam jashtë, ja ku më keni”, u shpreh asokohe këngëtari.

Burimi: Panorama plus