
Autorja Olsa Muhameti ka dhënë së fundmi një intervistë për Shqipëria Live që nga Turqia, ku ndodhet për të xhiruar "Kepin e VIP-ave". Ajo ka treguar se si po i duket bashkëpunimi me Kiara Titon, e cila do të moderojë këtë reality show.
Olsa është shprehur me fjalët më të mira për Kiarën duke e cilësuar si një vajzë modeste dhe shumë bashkëpunuese.
"Unë me Kiarën njihshim shumë pak, nuk kemi punuar kurrë bashkë, kemi 5 ditë që qëndrojmë bashkë gjatë gjithë kohës. Mua Kiara më pëlqen se është profesioniste, përpiqet të japë më të mirën te Kepi. Ndonëse është ende në vorbullën e një fame të jashtëzakonshme ajo nuk e reflekton as tek ne as tek stafi, as te programi, është modeste, është e para që vjen në setin e xhirimit. Është korrekte, është pjesëmarrëse në të gjitha hallkat e programit, është një fillim bashkëpunimi", ka thënë ajo.