
Vetëm 1 muaj pasi mediat raportuan ndarjen e tyre, Liam Payne dhe Kate Cassidy janë parë bashkë. Ish-anëtari i grupit One Direction dhe influencerja e Instagramit u shfaqën të kapur për dore teksa dolën nga klubi privat i anëtarëve në Londër.
Vetëm një muaj më parë u raportua se të dy ishin ndarë pasi ishin bashkë për dhjetë muaj. Ata kishin jetuar së bashku në shtëpinë e tij në Londër, por raportet pohuan se Kate ishte shpërngulur dhe ishte kthyer në shtëpinë e saj në Shtetet e Bashkuara.
Një burim i tha The Sun: “Nuk kishte asnjë grindje të madhe apo ndonjë gjë - thjesht të dy vendosën reciprokisht të shkonin në rrugët e tyre të ndara. Liam e di se është vendimi i duhur, ai është futur në muzikën e tij dhe pjesën tjetër të vitit është i mbushur me punë.”